Saturday, September 13, 2025

‘Mezi presim të nisim bashkëpunimin’, Yuri Kim takon presidentin e ri

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim është takuar këtë të martë me Presidentin e ri të Republikës, Bajram Begaj.

Lajmin e ka bërë me dije ambasada amerikane, përmes një postimi në rrjetet sociale ku ka publikuar edhe disa foto nga ky takim.

Në njoftimin e ambasadës, thuhet se Kim e uroi Begajn dhe se Shtetet e Bashkuara presin me padurim të vazhdojnë bashkëpunimin e shkëlqyer me të në detyrën e tij të re.

Bajram Begaj u zgjidh president pas votimit në seancën plenare të Kuvendit më 4 qershor.

Ai u propozua nga Partia Socialiste dhe u votua me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim, duke marrë edhe një votë nga opozita, ndërsa Berisha dhe Alibeaj e bojkotuan votimin.

Presidenti i zgjedhur Bajram Begaj do duhet të presë datën 24 korrik për të nisur zyrtarisht punën si kreu i ri shtetit.

Pas Alfred Moisut, Bajram Begaj bëhet ushtaraku i dytë i lartë në historinë 30-vjeçare të Shqipërisë që do të drejtoj shtetin shqiptar.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë