Tre persona janë vënë në panga në kuadër të operacionit policor të koduar “Grizhë”.
Shtetasit K. G., 20 vjeç, J. K., 19 vjeç dhe E. O., 22 vjeç u vunë në pranga në aksin rrugor Koplik – Hani i Hotit, në fshatin Grizhë, pasi policia lokalizoi automjetin tip “Benz” me të cilin ata po udhëtonin.
Gjatë kontrollit në automjet, në një valixhe, Policia gjeti 16 pako me kanabis dhe një qese plastmasi të mbushur po me kanabis.
Pesha totale ishte 17 kilogramë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetitn dhe tre aparate celuluare.
Operacioni u finalizua nga nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, të DVP Shkodër.
“Në kuadër të këtij operacioni, në aksin rrugor Koplik – Hani i Hotit, në fshatin Grizhë, Malësi e Madhe, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin e dyshuar tip “Benz” që drejtohej nga shtetasi K. G.
Gjatë kontrollit në automjet, në një valixhe, Policia gjeti 16 pako të mbushura me lëndë narkotike cannabis sativa dhe një qese plastmasi të mbushur po me lëndë narkotike cannabis sativa, me peshë totale 17 kilogramë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetitn dhe tre aparate celuluare”, thuhet në njoftimin e policisë.