Mungonte vetëm zyrtarizimi, por tashmë sapo erdhi. Ole Gunar Solskjaer nuk është më trajner i Mançester Junajtid.
Fatale për teknikun norvegjez ishte humbja turpëruese në transfertë nga Uatfordi me rezultatin 4-1, por edhe ecuria e gjatë e rezultateve negative nën drejtimin e skuadrës së “djajve të kuq”.
Zyrtarizimin e largimit të Solskjaerit e ka bërë vetë klubi i Junajtid me anë të një komunikate në sajtin e saj, duke falënderuar norvegjezin 48-vjeçar dhe duke thënë se drejtimin e përkohshëm të ekipit do ta marrë një tjetër ish-lojtar i Mançesterit, Majkëll Kerrik, i cili do të qendrojë në krye të pankinës deri sa një trajner i ri të vijë te “djajtë e kuq”.
Aktualisht Mançester Junajtid klasifikohet në vendin e 7 në kuotën e 17 pikëve.
Manchester United can confirm that Ole Gunnar Solskjaer has left his role as Manager.
Thank you for everything, Ole ❤️#MUFC
— Manchester United (@ManUtd) November 21, 2021