Një 60-vjeçar në Shkodër është vetëplagosur aksidentalisht me armë gjahu në këmbë.
Policia thotë se shtetasi N.B., 60 vjeç, banues në lagjen Mehaj të qytetit Koplik, ka shkuar për ndihmë mjeksore në Spitalin Rajonal Shkodër, pasi dyshohet se aksidentalisht në oborrin e banesës është vetëplagosur me armë gjahu në këmbë, jashtë rrezikut për jetën.
Nga veprimet paraprake hetimore rezultoi se shtetasi N.B., e kishte me leje armën e gjahut.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.