Thursday, November 21, 2024

Lavrov anulon vizitën në Serbi, tre shtete ballkanike mbyllën hapësirën ajrore

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka anuluar vizitën e tij në Serbi, për shkak të mbylljes së hapësirës ajrore nga tre shtete ballkanike përreth saj, për avionët që nisen nga Rusia.

Bullgaria, Maqedonia dhe Mali i Zi janë shtetet të cilat kanë mbyllur hapësirën e tyre ajrore, shkruan BBC.

Anulimi i vizitës së Lavrov, është konfirmuar edhe nga ministria e Jashtme e Rusisë. Diplomati rus do të zhvillonte një vizitë dy ditore në Beograd, ku do të takohej me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, shefin e diplomacisë serbe dhe kryetarin e Kuvendit, Ivica Daçiç.

Serbia nuk i është bashkuar vendimit të Bashkimit Europian për të vendosur sanksione ndaj Rusisë.

Bashkimi Europian dhe Britania e Madhe vendosën një ndalim të përgjithshëm të fluturimeve për avionët rusë, duke përfshirë avionët privatë të oligarkëve, disa ditë pas forcat ruse pushtuan Ukrainën.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë