“Tym dhe flakë”. Kjo ishte panorama e seancës plenare të kësaj të hëne në Kuvend, ku deputetët e Foltores shkaktuan sërish tensione dhe kaos.
Deputeti Flamur Noka, por dhe të tjerë, ndezën flakadanë duke shkaktuar tym në sallë, ndërsa mori flakë dhe një objekt në një prej tavolinave ku qëndrojnë deputetët opozitarë.

Në lidhje me këtë, një ekip i Prokurorisë së Tiranës ka mbërritur në sallën e Kuvendit, për të parë elementët që shkaktuan zjarrvënien si dhe për të parë kamerat e sigurisë.
E pranishme në Kuvend është edhe policia, për shkak të situatës së krijuar me tymueset. Specialisti i Hetimit të Krimeve nga Komisariati nr.1, specialistë të Krimit nga Drejtoria vemdore e Policisë dhe ekspertë kriminalist, po kryejnë veprime në sallën e Kuvendit.
Seanca plenare zgjati rreth 5 minuta, dhe buxheti u votua në parim, teksa nuk pati asnjë diskutim, teksa Kuvendi u “pushtua” nga tymi i flakadanëve.