Wednesday, December 25, 2024

Kushtetuesja legjitimoi ”30 qershorin”/ Zheji: U vulos monopartitizmi

Analisti i njohur Artur Zheji ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila legjitimoi zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019.

I ftuar në emisionin ”Pikat mbi i”, deklaroi se nuk e priste këtë vendim, pasi situatat politike anormale kanë nevojë për refleksion duke sjellë shembuj nga e kaluara.

Sipas tij u vulos monopartitizimi. Zheji tha më tej se Shqipëria është një kasolle institucionale.

Artur Zheji: ”Jo, nuk e prisja. Situatat politike anormale, radikale, kanë nevojë në momentin e refleksionit që të ekuilibrohen. Zgjedhjet e kontestuara të vitit 2001, nga BE u bë shumë presion, u kërkua që të bëhej një ekuilibër dhe u bë tek presidenti që u zgjodh në mënyrë konsensuale. Vazhdoi me KLSH, për disa figura konsensuale. Në këtë kontekst mendoj që të njohësh si legjitime zgjedhjet lokale të 30 qershorit, të cilat nuk patën më shumë se 15% pjesëmarrje do të thotë të vulosësh jo vetëm monopartitizmin në Shqipëri, por të mos bësh dhe asnjë hap ndaj konsensualitetit.”

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë