Friday, December 1, 2023

Kurti: Nuk jap garanci për kriminelët që janë në listën e zezë të SHBA-ve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mohon se ka dhënë garanci në lidhje me heqjen e barrikadave në pjesën veriore të vendit.

Në një intervistë për Al Jazeera, Kurti u shpreh se nuk do të japë garanci për kriminelët të cilët ndodhen në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Garancia e vetme është barazia për të gjithë, kushtetutshmëria nëpër të gjitha komunat e Kosovës, rritja ekonomike dhe mirëqenia sociale. Këto janë premtime demokratike.  Nuk jap kurrfarë garancie për kriminelët që janë të listat e zeza të SHBA-së. Nuk mund të garantojë diçka që është kundër ligjit dhe Kushtetutës”, theksoi ai.

Kurti deklaroi se kriza në veri nuk ka përfunduar me heqjen e barrikadave nga rrugët.

“Jo, sepse marrëdhënia e Kosovës dhe Serbinë është abnormal. Duhet marrëveshje për normalizim me njohjen reciproke në qendër”, tha Kurti.

Kreu i ekzekutivit nënvizoi se shumica e serbëve e njohin shtetin e Kosovës dhe nuk e bëjnë të njëjtën vetëm ata që janë pjesë e bandave kriminale.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë