Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në konferencën e përbashkët në Elbasan, u shpreh se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shqipërisë po zhvillohen me ritme të shpejta.
I pyetur për ‘Open Balkan’, Kurti theksoi se mbledhja e sotme dëshmoi që dy shtetet, Kosova dhe Shqipëria mund të dakordohen pa menduar për fqinjin verior.
Albin Kurti: “Mbledhja e sotme dëshmoi se është e mundur që Kosova dhe Shqipëria të dakordohet edhe pa menduar dhe pa e përmendur fqinjin verior të Republikës së Kosovës. Jemi dy shtete të pavarura të cilat e kanë ndjeshmërinë për rajonin por në të njëjtën kohë nuk pse sa herë që bashkëveprojnë ta përmendin fqinjin verior të Republikës së Kosovës. Ne sot bëmë liberalizimin për qytetarët , ndërsa në anën tjetër po shtojmë bashkëpunimin ndërmjet zyrtarëve dhe institucioneve meqenëse ky bashkëpunim është në interesin tonë dhe mirëqenia e qytetarëve në të dy anët e kufirit e kërkon një gjë të tillë. Ky bashkëpunim shprehet si në shkëmbimin e informacioneve po ashtu edhe në punët që mes Kosovës dhe Shqipërisë po hapen me shpejtësi për njëra-tjetrën dhe gjithçka tjetër është në rastin më të mirë e dorës së dytë”.