Tuesday, March 19, 2024

Kuçovë/ Plagosën 24-vjeçarin me armë zjarri, identifikohen dhe shpallen në kërkim 4 persona

Katër persona janë shpallur në kërkim nga policia, pasi dyshohen se janë autorët e plagosjes me armë zjarri të një 24-vjeçari në Kuçovë.

Këta shtetas, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, plagosën të riun nga Tirana në lagjen “1 Maj” të Kuçovës, pas një konflikti të çastit.

I plagosuri u paraqit mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:30 për ndihmë mjekësore në spital.

Hetimet u kryen nga  specialistët për hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kuçovë në bashkëpunim me shërbimet e DVP Berat.

Ndërkaq, vijon puna për kapjen e 4 shtetasve të shpallur në kërkim dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë