Saturday, September 7, 2024

“Ku janë provat?”/ Akuzat për të vëllanë, Rama në RAI3: Ka paraqitur padi për shpifje, i duhet lënë në dorë drejtësisë

Kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk ka prova që faktojnë se i vëllai, Olsi Rama ka lidhje me trafikantë të drogës dhe sipas tij, akuzat janë të neveritshme.

Rama tha për RAI3 se vëllai i tij ka paraqitur padi për shpifje dhe shtoi se kjo çështje i duhet lënë në dorë drejtësisë.

Pjesë nga intervista

Rai3: Ne kemi përmendur edhe vëllain tuaj, Olsi Rama.

Rama: Që është një tjetër ndërhyrje e neveritshme në jetën e dikujt që nuk ka asnjë lidhje, në jetën e dikujt që akuzohet vetëm se është im vëlla, sepse fakti nuk ekziston. Po ashtu, ai ka ngritur edhe padi dhe tani shpresoj që edhe kjo gjë do të sqarohet nga prokuroria e posaçme. Po, e kuptoni? Ju jeni shërbimi publik italian, nuk jeni një kanal shqiptar që bën si të dojë, sepse, në fund të fundit, të flasësh për të tilla gjëra të thuash që, i vëllai, aaa është akuzuar. I akuzuar nga kush, i akuzuar për çfarë? Pastaj, ku janë provat? Pastaj, këto “prova”, janë tani, shpresoj nën hetim.

Rai3: Di që është rihapur hetimi pas emisionit.

Rama: Janë nën hetim, pasi ai ka paraqitur padi për shpifje, kështu që këtu i duhet lënë në dorë drejtësisë. Por t’i marrësh gjëra të tilla e të formosh një mozaik me copëza që janë të gjitha gjysmë të vërteta. Janë të gjitha gjysmë të vërteta dhe për këtë arsye gjysmë të vërtetat janë gënjeshtrat më të mëdha, mashtrimet më të mëdha.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë