Saturday, June 28, 2025

Krizë politike në Malin e Zi, nesër seanca për shkarkimin e Abazoviç

Qeveria e Malit të Zi ka mbajtur ditën e sotme mbledhjen e radhës nën drejtimin e kryeministrit Krivokapiç.  Ministri i Financave dhe Mirëqënies Sociale, Milojko Spajiç është shprehur se në mbledhjen e sotme nuk është diskutuar mbi dorëheqjen e kryeministrit aktual.

Ai e ka cilësuar takimin si një mbledhje normale.

Megjithëse ende pjesë e të njëjtit koalicion në mbledhjen e sotme nuk mori  pjesë zëvendëskryeministri Dritan Abazoviç, i cili është larguar nga ndërtesa e qeverisë pak minuta para se të fillonte mbledhja.

Ndërkohë që nesër mbahet seanca e jashtëzakonshme e parlamentit ku do të diskutohet propozimi i kryeministrit Krivokapiç për shkarkimin e Abazoviç nga detyra e zv/kryeministrit.

Ky i fundit i fundit ka propozuar më parë krijimin e një qeverie të pakicës, çka është mbështetur edhe nga partitë e opozitës. Ishte pikërisht ky propozim që çoi kryeministrin në detyrë të kërkojë shkarkimin e politikanit me origjinë shqiptare.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë