Monday, June 30, 2025

Krimi barbar në Fier/ Basha: Këmbanë alarmi për të gjitha strukturat

Kryetari i Partisë Demokratike ka reaguar për ngjarjen e rëndë të mbrëmjes së djeshme në Fier, ku 38-vjeçari Klodian Çalamani rrëmbeu dhe vrau fëmijën e mitur të fqinjëve të tij.

Basha thotë se është i tronditur nga kjo ngjarje e tmerrshme kriminale ndërsa i shpreh ngushëllimet familjarëve të Mateos 8-vjeçar.

”Jam thellësisht i tronditur për ngjarjen e tmerrshme kriminale që i mori jetën një 8 vjeçari në Fier. Si prind, ndaj sot dhimbjen me prindërit dhe familjarët e Mateos dhe lus Zotin t’ua lehtësojë dhimbjen! Ngushëllimet më të ndjera familjes dhe të afërmve!
Dita e djeshme, e cila jo për herë të parë na përballi me ngjarje të rëndë kriminale, është një këmbanë alarmi për të gjitha strukturat e shtetit shqiptar, për policinë, drejtësinë, shëndetësinë e kujdesin social. Duhet një vëmendje e shtuar ndaj çdo rasti, një strategji e re përballjeje përtej propagandës, që ngjarje të tilla të parandalohen pa qenë vonë.”
, shkruan Basha në rrjetin social, Facebook.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë