Thursday, November 21, 2024

Kreu i KQZ: Palët politike të respektojnë heshtjen zgjedhore

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, i ka bërë thirrje palëve të përfshira në zgjedhje që të mbajnë heshtjen zgjedhore deri në përfundim të votimeve.

Celibashi u shpreh se çdo thirrje tjetër politike drejt zgjedhësve përveç atyre për pjesëmarrje në votime, është në kundërshtim me dispozitat e Kodit Zgjedhor.

“I rikujtoj të gjitha palëve të përfshira në Zgjedhjet e 6 Marsit se deri në mbylljen e procesit të votimit jemi në kushtet e heshtjes zgjedhore. Çdo thirrje tjetër politike drejt zgjedhësve përveç atyre për pjesëmarrje në votime, është në kundërshtim me dispozitat e Kodit Zgjedhor. Mirëpresim çdo angazhim nga subjektet zgjedhore në miradministrimin e procesit”, shkruan Celibashi.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë