Kremlini tha të hënën se po monitoronte nga afër atë që e quajti një situatë “potencialisht të rrezikshme” në Kosovë.
Deklarata u bë nga zëdhënësi, Dmitry Peskov, shkruan Reuters.
“Situata është jashtëzakonisht e vështirë. Për Kosovën, ne shohim një qëndrim tradicionalisht të njëanshëm ndaj serbëve. Situata është shumë, shumë e tensionuar dhe potencialisht e rrezikshme, ne po e monitorojmë atë shumë nga afër,” u shpreh Peskov në një konferencë për shtyp.
Një pjesëtar i Policisë së Kosovës u vra dhe disa u plagosën në përleshjet me një grup të armatosur në pjesën veriore të vendit, të banuar me shumicë serbe, më 24 shtator.
Rusia nuk e njeh Kosovën, me shumicë shqiptare etnike, si një vend të pavarur dhe tradicionalisht mbështet Serbinë, me të cilën ka lidhje të ngushta fetare dhe kulturore.