Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla dorëzoi të enjtën aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Europës.
Gërvalla e ka dorëzuar personalisht aplikimin në Strasburg.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Twitter, shefi i kabinetit të ministres Gërvalla, Sharr Jakupi.
Qeveria e Kosovës zhvilloi të enjten një të jashtëzakonshme mbledhje online gjatë të cilës miratoi nismën për anëtarësimin e vendit në Këshillin e Europës.
🇽🇰 DPM/FM @gervallaschwarz just finished her meetings at the CoE, where she submitted the application in person.
I can confirm: The Government of the Republic of Kosova officially applied for full membership in the Council of Europe. pic.twitter.com/qdMAXjJ38u
— Sharr Jakupi (@sharrjakupi) May 12, 2022