Është zhvilluar ditën e sotme në Apelin e Posaçëm seanca për masën e sigurisë për ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka. Ky i fundit është lënë në burg.
Më herët, Koka kishte kërkuar lirinë në Apel me argumentin se nuk kishte rrezikshmëri dhe do qëndronte bashkëpunues me drejtësinë.
Ish-zyrtari i lartë i PS-së, akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre në lidhje me abuzimet me inceneratorët.
Koka akuzohet për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”.