Karriera e ish-deputetit Alqi Bllako, ka pasur ngjitje të shpejtë, duke nisur qysh në moshën 21-vjeçare si koordinator i COP në PD dhe këshilltar ekonomik i Sali Berishës në vitet 2008-2009, pas përfundimit të studimeve në një universitet privat në Tiranë.
Atëherë, u tha se rekomandues i Bllakos te Sali Berisha, ka qenë bashkëfshatari i tij Rezart Taçi nga Erseka, i cili në atë kohë kishte blerë ARMO-n dhe ishte bërë pjesë e brendshme e familjes “non grata”, jo vetëm si sponsor i Liri Berishës, por dhe si kontrabandist karburantesh me Agron Kuliçajn.
Në muajin shkurt 2008, gjatë një aktiviteti me rastin e 3 vjetorit të COP, kur Bllako ishte 21 vjeç, Sali Berisha e vlerësoi në emër të PD e qeverisë, me “Certifikatë Karriere” me këtë motivacion: “Kurajo në denoncimin e vjedhjeve të Edi Ramës në Bashki”.
Pas kësaj certifikate nga Saliu, në muajin maj 2010 vetëm 23 vjeç, Alqi Bllako u katapultua Këshilltar i Guvernatorit Ardian Fullani, për tregjet financiare, i cili në fund të vitit 2012 e vlerësoi me çmimin e parë për temën: “Roli i tatimit mbi të ardhurat dhe kapitalet e kompanive”.
Në fushatën e vitit 2013, Alqi Bllako braktisi Saliun e Fullanin dhe iu bashkua Ilir Metës, nëpërmjet kushëririt të tij, Bledar Dervishaj po nga Erseka, ish-Drejtor i Pronave të Tiranës në pushtetin PD-LSI dhe më pas i burgosur për korrupsion, e prej 4 vitesh Këshilltar Ligjor i Ilir Metës në Presidencë.
Në muajin tetor 2013, me ardhjen në pushtet të PS-LSI, Ilir Meta e emëroi Alqi Bllakon 26 vjeçar, në postin Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit; ku përveç punësimeve e licencave që shiste për llogari të familjes Meta-Kryemadhi, u përdor edhe nga Edi Rama, Lefter Koka, Erjon Veliaj e Klodian Zoto, për të firmosur letrat e landfilleve Elbasan- Fier- Tiranë.
Më 31 korrik 2017, Ilir Meta e emëroi Alqi Bllakon, Sekretar të Përgjithshëm të Presidencës, por pas më se 1 viti e shkarkoi, ngaqë nuk pranoi t’i jepte informacione e dokumente, për aferën që Edi Rama dhe Lefter Koka kishin bërë me landfillet.
Në tetor 2018, Edi Rama e emëroi Drejtor Ekzekutiv të Kompanisë Shtetërore “Alb Gaz Sh.A”, ndërsa në muajin shkurt 2019, me ndërmjetësim të Lefter Kokës e emëroi Drejtor të Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të të Ujësjellës- Kanalizmeve e Mbetjeve.
Në këtë detyrë, Alqi Bllako qëndroi deri në muajin mars 2021, kur pas fillimit të hetimeve për landfillet, Edi Rama dhe Erjon Veliaj e futën në listën e deputetëve të Tiranës, ku qëndroi deri më 30 mars kur SPAK e çoi në burg.