Saturday, June 28, 2025

Koreja e Veriut thotë se ka ndërtuar një nëndetëse të re bërthamore

Koreja e Veriut pretendoi se nëndetësja e saj e re ka aftësi për të kryer sulme bërthamore. Kjo nëndetëse është zhvilluar prej vitesh dhe sipas liderit verikorean, Kim Jong Un, ajo është thelbësore për përpjekjet e tij për të krijuar anije me aftësi bërthamore për të kundërshtuar Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre aziatikë.

Agjencia verikoreane e lajmeve, KCNA, tha se anija, e emërtuar “Hero Kim Kun Ok”, është dizajnuar të lëshojë armë taktike bërthamore nga uji, por nuk specifikoi se sa raketa mund të bartë dhe të lëshojë.

Zyrtarët e Koresë së Jugut u shprehën skeptikë se nëndetësja funksionon ashtu siç e ka përshkruar Veriu, dhe thanë se anija ka të ngjarë që ende nuk është gati për të kryer operacione. Megjithatë, zhvillimi i kësaj nëndetëseje tregon se si Veriu vazhdon që potencialisht të rrisë arsenalin bërthamor me sisteme që vështirë detektohen paraprakisht.

Bazuar në komentet e Kimit dhe fotografive të publikuara nga mediat verikoreane, ka të ngjarë që nëndetësja është e njëjta që Kim inspektoi më 2019, kur ajo ishte ende duke u ndërtuar. Atëbotë, ekspertët kishin vlerësuar se ndërtimi i nëndetëses ishte një përpjekje për të fshehur një nëndetëse ekzistuese.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë