Tre shtetas libanezë dhe një sirian janë arrestuar, ndërsa gjashtë të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë, pasi kanë kontrbandaur naftë nga Libia në Portin e Durrësit.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kontrabanduar me një anije çisternë, 2275 ton naftë.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Ring”, u arrestuan shtetasit Z. A., 54 vjeç (kapiteni i anijes), M. A., 25 vjeç, A. A., 43 vjeç, të tre banues në Libi dhe B. T., 25 vjeç, banues në Siri.
Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit: A. B., 43 vjeç, A. A., 46 vjeç, A. N., 40 vjeç, A. E., 53 vjeç, A. H., 21 vjeç dhe A. K., 29 vjeç, të gjithë banues në Libi.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar anija çisternë, sasia e naftës dhe disa aparate celulare.