Tuesday, July 1, 2025

Komiteti i Ekspertëve vendos heqjen e maskave dhe rihapjen e klubeve të natës

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka marrë disa vendime në mbledhjen e zhvilluar mesditën e së hënës, në lidhje me disa nga masat anti-covid.

Bazuar në situatën epidemiologjike e cila është përmirësuar, duke filluar nga 1 maji, do të hiqet detyrimi për mbajtjen e maskës por rekomandohet mbajtja e tyre në ambientet e mbyllura.

Një tjetër vendim i komitetit, është lejimi i muzikës pas orës 23:00 dhe rihapja e klubeve të natës.

Gjatë fjalës së saj, zëvendës ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli deklaroi se qytetarët mbi 60 vjeç dhe ata që kanë sistem imunitar të kompromentuar, mund të kryejnë dozën e  katërt të vaksinës kundër koronavirusit.

Ndërsa, nga 1 maji do të hiqet detyrimi për të paraqitur dokumentin e vaksinës, dokumenti i testimi për SARS Cov2, dhe certifikata e shërimit për shtetasit që hyjnë në Shqipëri nga çdo pikë kufitare.

Rakacolli nënvizoi se komiteti do të vazhdojë të monitorojë situatën dhe këto masa do të vlerësohen në dinamikë duke u bazuar në nivelin e riskut në vend apo edhe në botë.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë