Sunday, September 8, 2024

Këshilli i Mandateve voton në favor të kërkesës së SPAK-ut për arrestimin e Ahmetajt

Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit në Shqipëri votoi në favor të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër korrupsionit (SPAK) për arrestimin e ish-zëvendëskryeministrit, njëherësh deputetit aktual të Partisë Socialiste, Arben Ahmetaj.

Dhjetë deputetë të këtij këshilli, pesë nga Partia Socialiste dhe pesë nga Partia Demokratike, votuan në favor të kërkesës së SPAK-ut, por ata kishin qëndrim të ndryshëm se kur duhet të dorëzohet në Kuvendin e Shqipërisë raporti për këtë çështje.

Vendimi përfundimtar do të merret nga Kuvendi në një seancë të jashtëzakonshme ditën e hënë, më 20 korrik.

SPAK e akuzon ish-zëvendëskryeministrin për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim apo fshehje të pasurisë dhe kërkon autorizim nga Kuvendi i Shqipërisë për arrestimin e tij.

Hetimet ndaj Arben Ahmetajt nisën në vitin 2022 dhe Prokuroria e Posaçme thekson se “vazhdon hetimi në drejtim edhe të fakteve të tjera penale apo personave të tjerë të implikuar”.

Hetimi i prokurorisë kundër ish-zëvendëskryeministrit ka zbuluar prona dhe investime të padeklaruara të tij në 20 vjet si dhe pagesa të tërthorta të përfituara si ryshfet nga biznesmenët e incineratorëve me vlerë 491 mijë eurosh, por edhe vila në bregdet dhe apartamente në Tiranë. Ahmetaj po hetohet për gjashtë raste korrupsioni.

Arben Ahmetaj ka mbajtur disa poste të rëndësishme gjatë dhjetë viteve të qeverisjes së kryeministrit Edi Rama. Ai ka qenë drejtues i Drejtorisë së Tatimeve, ministër i Ekonomisë dhe Sipërmarrjes, ministër i Financave, zëvendëskryeministër dhe ministër i Rindërtimit.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë