Sunday, December 22, 2024

Kërcënuan me armë klientin, pranga pronarit dhe punonjësit të servisit

Një pronar i një servisi dhe punonjës i tij janë arrestuar për shkak se goditën me grushte dhe kërcënuan me armë një klient.

Ngjarja ka ndodhur në Rrogozhinë, ku në pranga ranë shtetasit Armando Mustafa 40 vjeç, pronari i servisit, dhe Mario Malkja, 36 vjeç, punonjës.

Sipas informacioneve paraprake, ata u konfliktuan me shtetasin A. G., 40 vjeç për motive të dobëta.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një pistoletë zhurmuese e gjetur në vendin e ngjarjes.

Operacioni policor i koduar “Servisi” u finalizua nga Komisariati i Policisë Kavajë.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë