Tuesday, March 19, 2024

‘Kam vulën dhe siglën’, Berisha: Rama të vijë në debat përballë meje

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se do të hyjë në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 14 maj, ku nënvizoi se ka vulën, flamurin dhe siglën e kësaj force politike.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha u shpreh se kandidatët socialistë, janë të tmerruar nga ata demokratë, të cilët janë zgjedhur përmes procesit të Primareve.

Ndër të tjera, Berisha e ftoi kryeministrin Edi Rama në një debat.

“Ne kemi vulën, flamurin, siglën në përputhje me ligjin. Ne do marrim pjesë në zgjedhje. Ne kemi bërë përgatitjet më serioze në historinë tonë elektorale. Dhe vazhdojmë me intensitet. Imagjino tani: Kandidatët e shpellës me kandidatët tanë në primare, çfarë epërsie morale kanë këta krahasuar me kandidatët e Rozetave të Edi Ramës. Kjo e ka tmerruar Edi Ramën. Imagjinoni ju Sakon e Durrësit me Igli Carën? Sako, e cila është thjesht një zyrtare në duart e mafies. Se aty po kërcet dajaku. Por unë jam që të shkojnë para ligjit ata. Kurse Igli Cara përfaqëson qytetarin e Durrësit, banorët e Durrësit me të gjithë problematikat që kanë.

Le të vijë Erion Veliaj në një debat me Belind Këlliçin. Nuk vjen kurrë. Ka tmerr nga fytyra e vet. Sepse ai në çdo fjalë që do nxjerrë në atë debat, do kujtojë minierën e tij të floririt që po vjedh shqiptarët. Do kujtojë tenderat-kallp, mashtrimet, vjedhjet e tmerrshme. Prandaj në këto zgjedhje janë të tmerruar. Pastaj në ia mbajtë, të vijë Edi Rama me mua në debat. Të dalë pak. T’i tregoj se sa i vlen lëkura atij. E ftoj, pavarësisht se nuk dua të ulem kurrë me të, por detyrimi ndaj qytetarëve më imponon”, theksoi kryedemokrati.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë