Kryeministri britanik Boris Johnson mbërriti në Itali për një takim të Grupit 20 me një paralajmërim të ashpër. Sipas tij qytetërimi modern së shpejti mund të shtrihej në gërmadha si Roma e lashtë, nëse liderët botërorë nuk veprojnë për të frenuar ndryshimet klimatike.
Sipas AP news, Johnson ka një qëllim të madh në mbledhjen e G-20, të bindë liderët e ekonomive më të mëdha të botës që të vendosin paratë e tyre në takimin javën e ardhshme në Glasgow. Johnson u tha gazetarëve në bordin e avionit të tij për në Romë se rrënojat e qytetit të përjetshëm janë një kujtesë fantastike që njerëzimi, qytetërimi, shoqëria mund të shkojnë prapa si dhe përpara dhe kur gjërat fillojnë të shkojnë keq, ato mund të shkojnë keq me shpejtësi të jashtëzakonshme.
“Të gjithë liderët e planetit duhet të marrin parasysh mësimin që na vjen nga historia për rënien e Perandorisë Romake si një shembull i një kolapsi të shpejtë të një qytetërimi. Njerëzimi mund të përparojë, por edhe të bëjë regres. Thjesht shikoni rënien e Perandorisë Romake. Dhe kam frikë se kjo mund të ndodhë edhe sot, që bota jonë mund të kthehet pas nëse nuk veprojmë drejt për të kundërshtuar ndryshimet klimatike”,deklaroi Johnson për gazetarët.
Johnson do t’i nxisë udhëheqësit e G-20 që të veprojnë më shpejt, duke thënë se vendet e pasura të botës, të cilat u pasuruan nga përdorimi i lëndëve djegëse fosile që ngrohin Tokën, duhet të mbajnë peshën kryesore të luftimit të ndryshimeve klimatike. Megjithatë, ka dyshime se samiti i klimës COP26 nuk do do të arrijë qëllimin e tij për nxjerrjen e mjaftueshëm të angazhimeve për reduktimin e karbonit për të mbajtur gjallë qëllimin e kufizimit të ngrohjes globale në 1.5 gradë Celsius (2.7 Fahrenheit) mbi nivelet para-industriale.
“Nëse nuk e marrim seriozisht trajtimin e ndryshimeve klimatike, ne mund ta shohim botën tonë, qytetërimin tonë të shkojë prapa dhe t’i dërgojë brezat e ardhshëm në një jetë shumë më pak të këndshme se e jona, me migrime masive, mungesë uji dhe konflikte për shkak të ndryshimeve klimatike“, tha ai.
Duke llogaritur 75% të tregtisë botërore dhe 60% të popullsisë së saj, G-20 shpesh është akuzuar se është shumë e përhapur për të ndërmarrë veprime të forta kolektive. Dhe imazhi global i Johnson-it me Brexit do të thotë se fuqia e tij mund të jetë e kufizuar. 20 vendet më të pasura të botës do të angazhohen këtë fundjavë për të trajtuar kërcënimin që vjen prej ndryshimeve klimatike,pë të vijuar më pas në një samit të OKB-së për ndryshimet klimatike javën e ardhshme në Glasgow.