Friday, November 22, 2024

Jevtiç: Nëse dhuna vijon, edhe serbët në jug të Ibrit të largohen nga institucionet

Zëvendëspresidenti i Listës Serbe dhe kryetari i Shtërpcës, Dalibor Jevtiç ka bërë thirrje që edhe serbët në jug të Kosovës të largohen nga institucionet.

Për Euronews Serbia, Jevtiç tha se këtë mendim ia kishte thënë edhe kryetarit të Listës Serbe, Goran Rakiç.

Ai ka shprehur bindjen se siç kanë vepruar serbët në veri të Kosovës, duke u larguar nga institucionet e Kosovës, do të veprojnë edhe serbët në jug.

“Ky është qëndrimi im, ky është qëndrimi i kolegëve të mi. Unë personalisht e kam njoftuar edhe me shkrim kryetarin e Listës Serbe, z. Goran Rakiç, se vlerësojë që edhe përfaqësuesit politikë serbë, po edhe serbët në përgjithësi nga jugu i Ibrit të largohen nga institucionet, dhe kjo është një çështje që ende është e hapur.

Nëse nuk ndryshon situata, nëse nuk ndryshon kursi dhe qëndrimi i Prishtinës zyrtare, dhe nuk ndalet dhuna institucionale ndaj serbëve, jam pothuajse i sigurt se të njëjtin vendim do ta marrin edhe serbët në jug të Ibrit”, theksoi ai.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti priti në takim mëngjesin e së martës, liderët e partive opozitare për të diskutuar në lidhje me situatën në veri.

Takimi u zhvillua në ndërtesën e qeverisë së Kosovës, ku ftesës së Kurtit, i është përgjigjur pozitivisht Kryetari i Partisë Demokratike, Memli Krasniqi, ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikum, Veton Surroi dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Në takim morë pjesë pjesë edhe anëtarë të tjerë të grupit këshillues për dialogun.

Në Mitrovicën e Veriut, të dielën, është mbajtur një protestë e thirrur nga Lista Serbe për shkak të vendimit të Prishtinës për riregjistrimin e makinave me targa serbe në targat RKS, Republika e Kosovës.

Kjo protestë u mbajt një ditë pas vendimit të Listës Serbe për largim nga të gjitha institucionet e Kosovës.

Zyrtarët serbë në veri të Kosovës më 7 nëntor kanë vazhduar të paraqesin dorëheqjet e tyre në institucionet e Kosovës.

Dhjetë deputetët e Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, kanë dorëzuar të hënën dorëheqjet e tyre në Kuvendin e Kosovës.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë