Saturday, June 28, 2025

”Jam edhe Bashë, edhe Hot”/ Berisha i përgjigjet Bashës nga Dibra

Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha nga Dibra, në lidhje me kërcënimin e bërë ndaj liderit historik të demokratëve.

Sipas informacioneve të shpërndara në disa media opozitare, u bë me dije se Basha e ka kërcënuar Berishën, duke thënë se për sa kohë ai është kryetari i Partisë Demokratike, Kuvendi Kombëtar nuk do të mblidhet.

Sali Berisha: ”Atë e ka kap një frikë e madhe o miq, nuk takohet me ju, ai ka frikë nga ju, ai rri brenda 4 mureve dhe bashkërendon me Ramën dhe thotë po shpifin me mua. Po kush po thotë? Hajde këtu, hajde me mua, duhet të jesh i përgatitur që ti dëgjosh. Shpreh mendimet tua. Pastaj del dhe thotë jam dhe Bashë, jam dhe Hot. Nuk po ua tregoj këtu. Nuk po ua them se… Mirë do ua them. Para nja dy muajsh bëmë një muhabet me të, i them unë Lul mos u përziej në këtë punë unë nuk i kam kërkuar ndihmë askujt, nuk e dija që kishte lidhje me hotin. I thashë unë, e di çfarë thonë hotjanët, nuk e dija që kishte lidhje. Çfarë tha? Ndihma e Zotit, pushka e Hotit. Po! Thashë tani, do të thotë, ndihma e Zotit, penda ime. Tani thotë që jam edhe kështu. Po edhe Basht, edhe Hotët, kanë pasur djem e burra të pendës dhe të pushkës. Po ti zotëri nuk numëron vetëm humbje dhe beteja të dorëzuara. Kjo është e vërteta, për të mos thënë që bespreri…e dini vetë. Nuk po flas. Le të bashkohemi me të gjithë ata që kanë themeluar këtë parti.”

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë