Cristiano Ronaldo ka reaguar për herë të parë pas një intervistë të dhënë disa ditë më parë ku akuzoi klubin e tij, Manchester United, se ndihej i tradhtuar dhe se nuk kishte respekt për trajnerin Erik ten Hag.
Ylli portugez theksoi nuk është penduar për deklaratën e bërë, teksa për mediat në Katar, tha se është i papërshkrueshëm nga plumbat, shkruan The Telegraph.
Duke i kërkuar mediave që të mos pyesnin lojtarët e tjerë të Portugalisë për të, Ronaldo u shpreh se ai nuk ishte perfekt, por ndihej shumë mirë dhe i rikuperuar plotësisht nga dëmtimi i fundit.
“Atmosfera është e shkëlqyer, pa probleme, ne jemi plotësisht të fokusuar. Unë jam plotësisht antiplumb dhe i veshur me hekur. Mos u merrni më me mua. Do të doja të mos pyesni lojtarët e tjerë për Cristiano Ronaldon, por t’i pyesni për Kupën e Botës dhe ekipin; do të doja që ta bënit këtë”, nënvizoi 37-vjeçari.