Tuesday, March 19, 2024

Ish-presidenti kroat i shkon në zyrë Berishës: Sulmi ishte i organizuar

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka pritur këtë të enjte në zyrë ish-Presidentin e Kroacisë, Stipe Mesiç.

Berisha dhe Mesiç kanë diskutuar rreth sulmit ndaj kryedemokratit në protestë si dhe për situatën politike në vendin tonë.

Mesiç është shprehur se e ka ditur se sulmi ndaj Berishës ishte i organizuar.

“Kam qenë shumë i shqetësuar dhe kam pyetur ndihmësit e mi çdo 15 minuta. E kam ditur që në fillim se është një sulm i organizuar. Përvoja ime e gjatë në politikën ballkanike më tregon se kjo nuk mund të ishte një rastësi. Ata ju kanë bërë nder me këtë sulm dhe kanë dëmtuar veten”, shtoi ai. Mesiç i tha Berishës “ju jeni babai i demokracisë, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajon. Ju i duheni Shqipërisë, shqiptarëve dhe Europës, sepse jeni demokrat”, i tha Mesiç-Berishës.

Ndërsa, Berisha i ka shpjeguar dinamikën e ngjarjes duke theksuar se goditja u bë nga një informator i Policisë, me porosi të ministrit Çuçi dhe vetë Edi Ramës.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë