Friday, October 18, 2024

Ish-efektivi u ekzekutua nga vrasës me pagesë/ Detaje nga atentati në Laç

Zbardhen detaje të reja në lidhje me ngjarje e rëndë të ndodhur mëngjesin e së hënës (1 nëntor), ku u ekzekutua me armë zjrri, ish-efektivi i policisë, Xhelal Reçi.

Burimet për ”Konfidenciale.com”, bëjnë me dije se nga hetimet e deritanishme, dyshohet se 60-vjeçari është ekzekutuar nga vrasës me pagesë.

Pas dëshmisë së djalit të viktimës dhe faktit se automjeti i përdorur për vrasjen ishte vjedhur në Fier, policia dyshon se vrasësit mund të jenë nga Fieri, të cilët janë paguar dhe kanë udhëtuar drejt Laçit për kryerjen e krimit.

Pista kryesore është ajo e vrasjes për shkak të llogarive dhe konflikteve me grupe kriminale të djalit të viktimës Besnik Reçi, të cilit në Gusht të vitit të kaluar iu bë atentat, por i shpëtoi pasi u largua me shpejtësi duke u shpëtuar plumbave.

Ndonëse kanë kaluar 2 ditë nga vrasja, policia ende nuk ka rënë në gjurmët e autorëve të cilët mendohet se pasi kryen krimin u larguan në drejtim të qytetit të Shkodrës.

Kush ishte Xhelal Reçi

Viktima ishte një ish-polic qarkullimi, ndërsa tani merrej me tregti. Mësohet se ai kishte një dyqan në Laç, ku shiste veshmbathje. Ky nuk është atentati i parë që bëhet ndaj familjes Reçi. Në gusht të 2020, djali i Xhelalit, Besniku, i shpëtoi një atentati të mirëorganizuar.

Ai ishte duke udhëtuar në rrugën Lezhë-Shëngjin bashkë me dy fëmijët e mitur dhe bashkëshorten, kur dy persona të armatosur me motor, e ndoqën dhe tentuan ta qëllonin me plumba.

Në fakt, tre plumba qëlluan mbi makinën që udhëtonte Besnik Reçi, por për fat të mirë, nuk mbeti i lënduar askush. Kjo edhe falë lëvizjeve të shpejta dhe instiktive të Reçit, i cili pasi pikas atentatorët, devijon me makinë në trotuar dhe i shpëton atyre.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë