Kryediplomati i Iranit, Hossein Amirabdollahian i ka bërë thirrje Rusisë që të luajë një rol më aktiv në sigurimin e paqes në rajon.
“Rezistenca do të përcaktojë padyshim rezultatin përfundimtar”, i tha Amirabdollahian homologut të tij rus Sergej Lavrov gjatë një bisede telefonike, shkruan Al Jazeera.
Të dy diplomatët diskutuan kryesisht për luftën në Gaza, me Amirabdollahian që akuzoi SHBA-në për ndezjen e luftës.
Ata theksuan gjithashtu nevojën për një armëpushim dhe ndihmë urgjente për popullsinë civile të prekur.