Thursday, November 21, 2024

Inflacioni në Britaninë e Madhe arrin nivelin më të lartë në 4 dekada

Norma e inflacionit në Britaninë e Madhe arriti në 9.1% në muaj maj, më e larta e regjistruar në 40 vitet e fundit, për shkak të rritjes së çmimeve të konsumit.

Zyra për Statistikat Kombëtare tha të mërkurën se inflacioni është më i larti që nga viti 1982 dhe mund të përkeqësohet, shkruan Reuters.

Ndërsa, rënie ka pasur monedha vendase, paundi që tashmë këmbehet me 1.22 dollarë.

Investitorët e shohin Britaninë e Madhe si të rrezikuar nga inflacioni dhe recesioni i lartë, për shkak të faturës së lartë të energjisë së importuar dhe problemeve me Brexit.

Norma totale e inflacionit në vendin ishullor për muajin maj ishte më e lartë se në Shtetet e Bashkuara, Francë, Gjermani dhe Itali.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë