Saturday, July 27, 2024

Igli Tare: Juventus, Roma, Inter dhe Milan të falimentuara, por i duhen sistemit

Drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare ka lëshuar një deklaratë të fortë për disa nga klubet kryesore të kampionatit italian të fubollit.

Duke folur në universitetin “Luiss” të Romës, Tare u shpreh se Juventus, Roma, Inter dhe Milan drejtohen me sistemin e një shoqërie biznesi, duke humbur traditën e tyre, shkruan La Gazzetta dello Sport.

Sipas tij, këto klube, teknikisht janë të falimentuara, por mbahen në jetë për shkak se sistemi ka nevojë për ta.

“Kanë mbetur vetëm 4 klube në pronësi familjare që janë Udineze, Atalanata, Lacio dhe Napoli. Unë jam më tepër për këtë lloj menaxhimi, multinacionalet kanë vetëm interes komercial dhe humbet e bukura e futbollit, pasioni, dashuria.

Sot ka klube, edhe të rangut të parë si Juventus, Roma, Milan e Inter që teknikisht kanë falimentuar, por mbahen në jetë nga fakti se sistemi ka nevojë për ta. Është shumë e rëndësishme që të kesh klube me një administrim afatgjatë me projekte të rëndësishme për të parë të mirën e shoqërisë”, theksoi Tare.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë