Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) pretendojnë se kanë zbuluar një numër deposh armësh në të gjithë Gazën ndërsa vazhdojnë operacionet e saj brenda enklavës.
IDF pretendon se ka gjetur armë në Juhor ad Dik, në Gazën qendrore, Khan Younis në jug, qytetin e Gazës dhe al Shati në veri, shkruan Sky News.
Sipas një deklarate, thuhet se u gjetën granata, raketa, RPG, armë, municione dhe pajisje të tjera ushtarake.
Izraeli thotë se Hamasi ka krijuar rezerva armësh dhe i fsheh ato në ndërtesa civile si shkolla dhe spitale. Por Hamasi e mohon këtë.
IDF ndau foto që tregojnë armët që tha se gjeti në të gjithë Gazën.