Monday, December 23, 2024

Ibrahimaj: 1 person duhet të gjenerojë 130-140 € në muaj që të mos konsiderohet i varfër në Shqipëri

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, ishte e ftuar këtë të enjte në emisionin “Opinion” për të folur në lidhje me rritjen e çmimeve. Pasi u pyet nga gazetari Blendi Fevziu, ministrja tha se për të mos u konsideruar i varfër, sot një person duhet të fitojë diku tek 130-140 Euro në muaj në Shqipëri.

Blendi Fevziu: Ju keni qenë edhe drejtoreshë e INSTAT. Sa duhet të jetë pagesa për një person që të jetojë, jo të marrë prodhime luksi? Sa duhet të marrë një shqiptar sot?

Delina Ibrahimaj: Pagesa, se shqiptarët kanë paga, kanë dhe qira, kanë edhe remitanca. Ne nuk kemi një  për një person, ne nuk kemi një përllogaritje, por kemi një përllogaritje të shportës mesatare. Pra nuk kemi një përllogaritje se sa duhet të jenë të ardhurat e një personi, patjetër që kjo shumëzohet me familjen mesatare që është 3.5 persona. Pyetja i referohet se sa duhet të gjenerojë një individ për të jetuar, për të mos u konsideruar i varfër, kjo shifër është diku tek 130 Euro, 140 Euro për person.

Sa i përket rritjes së çmimeve, ministrja tha se çmimet kanë ndryshuar nga dita në ditë si pasojë e situatës kaotike.

Sipas saj, shkaku i rritjes, në radhë të parë ka të bëjë me krizën ndërkombëtare për disa produkte, si vaji, mielli që sipas ministres importohen nga jashtë.

Ministrja tha se me bordin që do të ngrihet, do të monitorohen dhe çmimet e shumicës dhe ato të pakicës.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë