Thursday, November 21, 2024

I publikoi foton intime të resë që u vetëvra, 39-vjeçari dyshohet se ka shantazhuar edhe vajza të tjera

Policia e Kamzës ka arrestuar 39-vjeçarin Altin Çoku për shkak se dyshohet për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”.

Sipas policise, aii publikoi një foto intime një 27-vjeçareje, e cila për këtë shkak dyshohet se u vetëhodh nga tarraca e katit të katërt dhe për pasojë humbi jetën, kapet dhe vihet në pranga 39-vjeçari.

27-vjeçarja ishte e martuar në Kosovë dhe kishte edhe një fëmijë. E reja ka pasur takim me 39-vjeçarin dhe ai i ka bërë foto intime dhe i bënte presion, ku edhe i është publikuar në rrjetet sociale.

Vajza nuk e ka përballuar situatën dhe ka ndërmarrë veprimin ekstrem duke u vëthedhur nga kati i katërt. Shërbimet e komisariatit nr.5 pas dëshmive të familjarëve të vajzës dhe kqyrjes që telefonit të saj kanë zbardhur ngjarjen.

I arrestuari ka mohuar se ia ka publikuar ai foton, por sipas tij ia kanë marrë shokët e tij dhe e kanë publikuar.

Dyshohet se nuk ishte rasti i parë që 39-vjeçari bënte presione të tilla ndaj vazjave. Policia po verifikon edhe një rast tjetër në Laç, ku dyshohet se 39-vjeçari ka shantazhuar me foto intime një vajzë tjetër.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë