Shkarkimi i Ole Gun Solskjaer ka sjellë një listë të gjatë me emra trajnerësh në shtëpinë e Mançester Junajtid.
U përfol shumë për një interesim të ‘’djajve të kuq’’ për trajnerin e PSG-së, Mauricio Poçetino i cili siduket e ka marrë një vendim për të ardhmen e tij. Sipas ‘’Daily Mail’’, tekniku argjentinas është lodhur nga egot e lojtarëve të tij në dhomat e zhveshjes ku yjet Mesi, Nejmar e Mbape janë shumë të vështirë për tu menaxhuar.
Aktualisht, Poçetino jeton në një hotel në Paris, ndërsa familja e tij nuk ka lëvizur nga Londra. Kjo mund të jetë një arsye më shumë që 49-vjeçari të aprovojë lëvizjen e tij drejt Mançesterit. Për ironi të fatit, Poçetino do të jetë mbrëmjen e nesërme në Mançester për sfidën që PSG-ja do të ketë me Sitin në Champions.
Kjo mund të jetë dhe një indicie që gjithçka të konkretizohet, pasi emri i Poçetinos u përfol dhe në vitin 2018 për të marrë drejtimin e Mançesterit, por drejtuesit zgjodhën Solskjaerin, i cili u shkarkua dy ditë më parë pas rezultateve negative javët e fundit.