Sunday, June 29, 2025

“I lidhur me krimin”, Berisha i përgjigjet akuzave të Bashës

Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur me anë të një postimi në rrjetet sociale akuzave të kryedemokratit Lulzim Basha, pasi ky i fundit u shpreh gjatë një interviste që Berisha ka lidhje me krimin.

Berisha shprehet se tani po merret më shumë se kurrë duke luftuar botën e krimit, teksa shton se përqëndirmi i tij është në “organizatën me kriminale në Shqipëri, Ballkan dhe Europë që ka goditur pluralizmin politik dhe ky klan është klani Rama dhe “peng-Basha.

Ai “kërcënon” Bashën, se pot ë hyjë me ushtarë, atëherë e nxjerr kryedemokratin me këpucë të kuqe.

Postimi i plotë:

Duke ndjekur Opinion!

Miq, lidhur me akuzat e Kreut te Meduzes dhe peng Bashes per heshtjen time ndaj krimit madje lidhje te preteduara prej tyre, shtoj sa vijon:

Une tani po merrem me fuqishëm se kurrë ne jeten time politike me botën e krimit. Me kreun e Meduzës dhe pengun e tij, Lulzim Basha. Krimi ka hierakinë e tij. Askush nuk është marrë më shumë se unë me kreun e meduzës dhe ushtarët e tij. Por tani përqendrimi im është total në organizatën me kriminale në Shqipëri, Ballkan dhe Europë që ka goditur pluralizmin politik dhe ky klan është klani Rama dhe “peng-Basha. Ky i fundit gabon, se po të hyj pastaj me ushtarë e nxjerr me këpucë të kuqe.

Tani po merrem me balozet e krimit monstruoz politik. A ka krim më të shëmtuar sesa te zevendesosh pluralizmin politik me pseudo pluralizmin apo fasad pluralizmin. Uragani foltore shkaterroi projektin e tyre te shemtuar. Shfrytëzoj rastin të përshëndes kryetarët e degëve, 20 prej të cilëve bojkotuan mbledhjen e “peng-kryetarit” 30 prej tyre hodhën poshtë me heshtje kërkesat e pengkryetarit per antimitingun e dates 18 dhjetar ngjarja me e turpshme ne 30 vite pluralizem. Unë i përgëzoj ata. Janë dhe do jenë të respektuar.

Natyrisht pati një grup të vogël i cili mbajti qëndrim pro Bashës, por kjo nuk i pengon ata të jenë të pranishëm në Kuvendin e datës 11 dhjetor.

Nuk besoj t’i lejojnë vetes turpin historik, të bashkohen me antimitingun e shoqatës Basha-Bardhi te ideuar nga Kreu i Meduzes Me datë 11 Dhjetor PD ngrihet më e fuqishme se kurrë. Nuk janë të përjashtuar as Basha dhe as Bardhi.

Ata do të krijojnë Shoqaten Basha – Bardhi për t’i bërë fresk kreut të Meduzës! sb

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë