“Koha e Ilir Metës, Sali Berishës dhe Edi Ramës ka marrë fund, e nuk do të përsëritet më”. Me këto fjalë u drejtua nga foltorja e kuvendit kryetari i Partisë Demorkatike, Luzlim Basha.
Teksa replikonte me kryeministrin Edi Rama, Basha u shpreh se Rama me ish-kryeministrin Berisha dhe Presidentit Meta përbëjnë trekëndeshin e Bermudes, dhe se ditët e tyre janë të numëruara në politikë.
Ndër të tjera, Basha tha se ka mision të tijin personal, që të mos kthehet në tranzicionin e këtyre 30 viteve, por të ketë ndryshim.
Lulzim Basha: ”Të ka marrë malli ty? Thuaje më ka marrë malli për Berishën dhe Metën. Shko në Foltore ose nis tëndën. Bëni trekëndëshin e Bermudës dhe qani hallet bashkë. Unë jam këtu për të qarë hallet e shqiptarëve. A do ta plotësojnë dëshirën shqiptarët që të kthehet PD pas? Jo mua do mëkësh përballë.
Kam edhe unë faj që ti je aty, por fajin më të vogël, pasi pjesën më të madhe e kanë ato dy kulmet që formojnë trekëndëshin e Bermudës. Pra, që t’i themi gjërat shkoqur. Këtu ka një betejë midis 30 viteve llum të tranzicionit, ku llumi je ti, padyshim që kemi dhe ne një pjesë të llumit. Por atë llum e ke marrë ti, që e ke përdorur ndaj opozitës. Sakrificat e demokratëve nuk do të shkojnë dëm. Masakra zgjedhore e 25 prillit s’do të mbajë gjallë.
Trekëndëshi i Bermudës i ka ditët e numëruara. Shpëtim, nga ajo për të cilën i keni hyrë në hak shqiptarëve nuk keni për të pasur. Gjërat kanë ndryshuar një herë e mirë. Një pas një brinjët e trekëndëshit të Bermudës do të bien. 15 veta që kontrollojnë tranzicionin do të japin llogari politikisht”.