Deklaratat e Biden nga Varshava, se Putin është një “kasap” i cili “nuk mund të qëndrojë në pushtet”, kanë marrë përgjigje edhe nga Kremlini.
Ata e kanë quajtur liderin amerikan “të dobët, të sëmurë dhe në delir”.
Analistët kanë dalë në televizionet ruse, duke kërkuar që Biden t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore, pasi sipas tyre, presidenti amerikan nuk është në gjendje të vlerësojë me maturi realitetin.
Zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov tha: Ne nuk kemi si ta dimë se çfarë donte të thoshte Presidenti Biden, ne dimë çfarë tha ai.
Kryetari i parlamentit rus, Vyacheslav Volodin, e cilësoi Bidenin si një “burrë të dobët dhe të sëmurë”, dhe se të quash Putinin, kasap për luftën në Ukrainë, sipas tij është një shenjë histerie.
“Qytetarët amerikanë duhet të kenë turp për presidentin e tyre. Ndoshta, ai është i sëmurë. Do të ishte e drejtë që Biden t’i nënshtrohej një ekzaminimi mjekësor”, është shprehur Volodin.