Një 43-vjeçar shqiptar, i shpallur në kërkim në Itali për trafik droge, është vënë në pranga ditën e sotme. Personi me inicialet F.Rr u ndalua ditën e sotme në Tiranë për të vijuar më pas ekstradimin e tij drejt Italisë.
Gjykata e Genovas, në Itali ka lëshuar urhdër arrestin ndërkombëtar për 43-vjeçarin i cili ishte në kërkim për veprën penale ‘trafik i drogës’.
Njoftimi i policisë
Tiranë
Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë.
Arrestohet përkohësisht, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 43-vjeçari i dënuar për veprën penale “Trafik i drogës”.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.5 si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes ZQK Interpol Tirana, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin drejtë Italisë të shtetasit F. Rr, 43 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Genovas, Itali, ka lëshuar urdhërin e arrestit ndërkombetar, për veprën penale “Trafik i drogës”, parashikuar nga Kodi Penal Italian.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.