I dëmtuar me PSG-në, por i grumbulluar me Argjentinën për ndeshjet e radhës kualifikuese të Kupës së Botës. Kjo është situata e Leo Mesit, që ka më shumë se dy muaj që bashkëjeton me një shqetësim në gjurin e majtë, që tashmë po përkeqësohet. Vetëm 45 minuta në fushë kundër Lilës, më pas pushim në Champions dhe në sfidën kundër Bordo në Ligën 1.
Megjithatë ylli argjentinas është pjesë e listës së lojtarëve të grumbulluar nga tekniku Skaloni për ndeshjet e ardhshme kundër Uruguait dhe Brazilit, që do të luhen respektivisht më 13 dhe 17 nëntor. Kjo gjë, duket se ka tërbuar drejtuesin e PSG-së, brazilianin Leonardo.
Zemërimi i Leonardos për situatën e Mesit:
“Nuk jemi dakord që të lëmë të shkojë në kombëtare një lojtar që nuk është mirë ose që është në fazë rehabilitimi. Nuk ka kuptim dhe këto situata duhet të zgjidhen përfundimisht nga FIFA përmes një rregulloreje”, ka thënë drejtori sportiv i francezëve, sipas të cilit Mesi kalon më shumë kohë në Argjentinë se sa në Paris.
Nuk ka kuptim dhe kjo lloj situate duhet të përcaktohet nga rregulloret e FIFA-s”, tha drejtori sportiv i PSG-së në një intervistë, i shqetësuar se gjendja fizike e Mesit mund të përkeqësohet më tej.