Sunday, June 29, 2025

I burgosur padrejtësisht për vrasje, lirohet pas 26 vitesh

SHBA– Dontae Sharpe, nga Karolina e Veriut, i dënuar gabimisht për vrasje dhe i burgosur për 26 vjet, i është dhënë një falje e plotë nga guvernatori. Ai kishte luftuar për të provuar pafajësinë e tij që nga arrestimi i tij në vitin 1994.

“Emri i familjes sime është pastruar. Është një barrë nga supet e mia dhe të familjes sime.”- është shprehur ai para gazetarëve. 

Lajmi vjen pas një dokumentari të BBC-së mbi dështimin e drejtësisë në rastin e tij. Historia Sharpe tregon se si mund të duhen vite për të marrë një falje të plotë edhe pasi një person shfajësohet dhe fiton lirinë e tij.

Guvernatori Roy Cooper tha në një deklaratë duke shpallur faljen se ai e kishte shqyrtuar me kujdes rastin dhe ata që janë dënuar gabimisht si Sharpe “meritojnë që kjo padrejtësi të njihet plotësisht dhe publikisht”.

Burimi: BBC

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë