Pasi Komisioni Special i Apelimit të Emigracionit hodhi poshtë apelimin e ish-kryeministrit Berisha në lidhje me ndalimin e tij në Britani të Madhe, ky i fundit ka reaguar.
Përmes një deklarate zyrtare për mediat, kryedemokrati Berisha thotë se nuk ka asnjë provë apo fakt për asnjë veprim të paligjshëm nga ai.
Më tej, Berisha e ka quajtur vendimin e ndalimit të tij në Britani si përpjekje për të ndaluar opozitën që të sfidojë atë që e quan pushtet të korruptuar, për të cilin shkruan: “Eksporton krim të organizuar, por që pranon të marrë refugjatë sipas dëshirës së kërkueseve/lobuesve”.
Megjithatë, Berisha thotë se mbetet i bindur se rruga e drejtësisë që do të vazhdojë, do t’i shërbejë të vërtetës dhe do të godasë në mënyre të merituar korrupsionin transnacional.