Sunday, December 22, 2024

Hernandez rikthehet te Barcelona, tashmë si trajner

Tashmë është zyrtare, Çavi Hernandez është trajneri më i ri i Barcelonës.

42-vjeçari ka gjetur marrëveshjen me klubin Al-Sad për prishjen kontratës në mënyrë konsensuale dhe Barça nuk do të jetë e detyruar t’i paguajë asgjë klubit nga Katari.

Këtë gjë e njoftoi vetë Al-Sad nëpërmjet një postimi në rrjete sociale duke shkruar:

‘’Çavi na informoi disa ditë më pare për dëshirën e tij për të shkuar te Barcelona në këtë moment, për shkak të krizës aktuale që po kalon klubi i qytetit të tij. Ne e kuptojmë dhe vendosëm të mos i ndalojmë rrugën’’, shkruhej në deklaratën e klubit.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë