Saturday, July 27, 2024

Hakerat nxjerrin e-mailet e kryeministrit Rama

Grupi që sulmoi portalet qeveritare ka vjedhur informacionet që janë shkëmbyer në adminstratë.

Faqja e internetit, “HomelandJustice”, e cila prej disa ditësh dërgon mesazhe në formë shantazhi, ka publikuar emailet e shkembyera mes kryeministrit dhe punonjësve e qytetarëve.

Një pjesë e tyre janë denoncime, vlerësime dhe propozime në adrese të kreut të qeverisë.

Qeveria nuk ka dalë me një qendrim përfundimtar për sulmin kibernetik, por ka thënë se të dhënat në e-albania dhe faqet e tjera online nuk janë fshirë.

Ndërsa, disa ditë më parë, ky grup ka publikuar një folder brenda të cilit ka materiale të institucioneve më të rëndësishme të shtetit shqiptar.

Justifikimi i sulmit të tyre shpjegohet nën parrullën: “Pse duhet qe të shpenzohen taksat tona per terroristët e Durrësit”, duke iu referuar ish-muxhahedinëve iranianë (MEK) që janë strehuar në Manzë të Durrësit.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë