Wednesday, December 25, 2024

Haaland i imponon klauzolën e çmendur Manchester City-t


Manchester City ka përshpejtuar negociatat për Haaland. Këtë e bëri të ditur “Daily Mail”, duke avancuar se kishte arritur një marrëveshje në parim për sa iu përket shifrave, nëse norvegjezi më në fund vendos të zgjedhë stadiumin “Etihad”, mbi të cilin peshon sentimentalizmi i babait të tij, që luan atje.

Sot, “The Sun” i zgjeron informacionet për të njëjtën gjë. Haaland kërkon ta ketë vetë në dorë çelësin e së ardhmes së tij. Thënë ndryshe, synon të përfshijë një klauzolë lirimi në kontratën me Manchester City, diçka e pazakontë në Premier League. Ajo që duket qartë është se për sulmuesin norvegjez ka nisur numërimi mbrapsht, me një afat deri më 30 prill.

Sidoqoftë, gjithçka varet nga Real Madridi. Siç raporton “AS”, Haaland është i prirur të kalojë te “Los Blancos”. Konteksti dhe mundësia i shtyjnë të bardhët të përshtasin pjesët ekonomike dhe sportive për të avancuar.

Në fakt, Perez preferonte ta shtynte blerjen e norvegjezit në verën e vitit 2023, ta linte edhe një vit te BVB, por sulmuesi nuk e pranon këtë gjë. Haaland duket i vendosur për ta përdorur klauzolën e lirimit të kontratës me verdhezinjtë e Bundesligës dhe të kalojë te klubi i ri këtë verë. Nëse nuk do të jetë Real Madridi, duket se do të jetë Manchester City.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë