Një 34-vjeçar është vënë në pranga në kuadër të operacionit policor i koduar “Farma”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas ka kryer disa vjedhje, gjatë ditëve të fundit, në disa farmaci në Tiranë, duke u prezantuar si punonjës i depove farmaceutike.
Dy prej këtyre vjedhjeve janë dokumentuar me prova ligjore.
Më datë 21.08.2023 dhe më datë 22.08.2023, i riu ka vjedhur produkte të ndryshme në dy farmaci.