Deputeti demokrat, Bledion Nallbati është përjashtuar nga seanca plenare e kësaj të hëne.
Ai u përjashtua pasi u përplas fizikisht dhe goditi në Kuvend, deputetin socialist, Vullnet Sinaj.
Seanca plenare e kësaj të hëne në orën 17:00 nisi menjëherë me tensione, ashtu siç ishte paralajmëruar nga opozita.
Sali Berisha, i rikthyer në Kuvend me 22 deputetë, bllokuan Foltoren e Kuvendit.