Gjykata e Lartë ka regjistruar rekursin lidhur me çështjen e ish-kryeprokurorit të përgjithshëm Adriatik Llalla.
Për këtë rast me anë të shortit, gjyqtari Ilir Panda është përcaktuar relator i çështjes së Llallës.
Ndërkohë, ende nuk ka një datë për shqyrtimin e pretendimeve të Llallës i cili kërkon prishjen e vendimit të Gjykatës së Apelit që e dënoi atë me 2 vite burg.
Vetë ish-kryeprokurori Llalla ndodhet në arrati që pas shpalljes së vendimit nga Apeli, ndërsa më herët ai ka kërkuar nga arratia që dënimi i tij me burg të mos ekzekutohej, kërkesë e rrëzuar nga Gjykata.